Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’

Mitrovicë, 9 shkurt 2015
Ecuria hetimore e hetuesve policorë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, të gjinisë mashkullore, të përkatësisë etnike shqiptarë, banorë të Vushtrrisë, shtetas të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilëve është bërë në orët e para të ditës së sotme të datës 9 shkurt 2015, në zonën e Vushtrrisë. Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur drejt zbardhjes së rastit të ‘vrasjes së rëndë’ të raportuar me datën 28 janar 2015 në Vushtrri, ku viktimë e rastit ishte një mashkull, V. B. 74 vjeçar, i cili ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete. Hetuesit policorë nisur mbi informacione të përpunuara dhe analizuara mirë, kanë arritur të lokalizojnë katër zona, gjegjësisht shtëpi banimi, ku dyshohej se ndodheshin personat e dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ në bazë të informacioneve të siguruara me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në orët e hershme të datës 9 shkurt 2015, është bërë bastisja e katër shtëpive të personave të dyshuar, gjë që ka rezultuar me gjetjen dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Përveç personave të dyshuar në dy lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pistoletë, kalibri i të cilës dyshohet të jetë i njëjtë me kalibrin e fishekëve të gjetur në vendngjarje, po ashtu në njërin nga lokacionet e bastisura policia ka sekuestruar një sasi të hollash prej 440 eurosh, që besohet se të njëjtat i ishin marrë viktimës.
Të arrestuarit, G. R. 19 vjeçar, G. M. 18 vjeçar, M. Sh. 27 vjeçar, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor.Rrjedha hetimore do të vazhdojë edhe më tej, përveç tre të dyshuarve të arrestuar, policia është në kërkim të personit të katërt të dyshuar, identiteti i të cilit tashmë është i njohur për Policinë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje