Me datë 04.02.2015 në ora 21:50 stacioni policor i Gjakovës ka marr informatë lidhur me një rast grabitje të mbetur në tentativë që kishte ndodhur në rrugën ,,UÇK’’ në Gjakovë nga dy persona të maskuar të cilët nën kërcënim me armë kanë tentuar të grabisin në një dyqan.
Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit, ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe nga dy të dëmtuarit është raportuar se përderisa kanë qenë në dyqanin e tyre aty kishin ardhur dy persona të panjohur të cilët kishin qenë të maskuar, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njërin nga viktimat e rastit ndërsa tjetri kishte tentuar të vjedh paratë nga kasaforta me ç ‘rast ishte penguar nga pronari i dyqanit.
Personat e dyshuar në pamundësi për të arritur qëllimin e tyre, njëri prej tyre kishte shtënë me një armë në drejtim të pronarit të dyqanit dhe në tavanin e lokalit e më pas duke u larguar nga dyqani kanë shtënë edhe njëherë në ajër sipas të dëmtuarve.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm por nuk ka të lënduar asnjë person nga gjuajtjet me armë.
Rasti është duke u hetuar në mënyrë intensive nga hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.