Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Grabitje”, arrestohet e dyshuara

4.2.2015, Ferizaj
Njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj, e kanë arrestuar të dyshuarën, M. K. (25 vjeçare), me dyshimin e bazuar se e njëjta, me qëllim të përfitimit pasuror, ia kishte grabitur vathin viktimës, F.G. (73 vjeçare).Ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë, në banesën e të bijës së viktimës, në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj, ku e dyshuara, duke hyrë në mënyrë të kundërligjshme në banesën e të dëmtuarës, ia ka hequr dhunshëm vathin e arit nga veshi viktimës dhe ka tentuar që t’ia heq nga gishti edhe unazën e arit. Pas paraqitjes së rastit, hetuesit policor e kanë identifikuar të dyshuarën, dhe e njëjta, me vendim të prokurorit, është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje