5.2.2015
Për shkak të shembjes së madhe të dheut dhe të gurëve në rrugë, ju njoftojmë se rruga magjistrale, Kaçanik – Hani i Elezit është e bllokuar tërësisht për qarkullim, në të dyja drejtimet.Shembja e dheut dhe e gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur, “Te Kulla me çeshme”, ndërmjet Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.Në vendin e ngjarjes, tashmë ndodhen njësitë policore të trafikut si dhe kompania që po punon në zhbllokimin e rrugës.Për ngasësit që duan të shkojnë në Maqedoni, patrullat policore ndodhen në “Fushën e Pajtimit”, të cilat janë duke i orientuar shoferët për të marrë drejtimin e pikës kufitare drejt Glloboçicës.
INFORMATË SHTESË
Ju informojmë se rreth orës 13:05 minuta, punonjësit e firmës kontraktuese kanë arritur që të largojnë dheun dhe gurët nga rruga e cila ka qenë e bllokuar dhe tani qarkullimi i automjeteve ka filluar të funksionoj ,por në vendet ku ka pasur shembje të dheut qarkullimi bëhet vetëm me një korsi duke qarkulluar automjetet me radhë .Punonjësit në vendin e ngjarjes janë duke punuar që edhe korsinë tjetër të rrugës ta pastrojnë dhe të normalizohet qarkullimi.