Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje e rëndë

Vushtrri, 28 janar 2015
Në pasditen djeshme rreth orës 16:30 policia në Vushtrri kishte pranuar një informatë se një person 74 vjeçar, ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij që ndodhej në rrugën ”Luan Haradinaj” në Vushtrri. Njësitë policore së bashku me ekipin emergjentë të QKMF-së në Vushtrri kishin mbërritur në vendin e ngjarjes ku kishin hasur në viktimën. Mjeku ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete, ndërsa në trupin e viktimës janë vërejt gjurmë gjaku dhe shenja dhune. Mësohet se rasti ishte raportuar nga motra e viktimës e cila në kohën e lartë- cekur kishte shkuar për ta vizituar të vëllain viktimën V.B. 74 vjeçar, i cili banonte i vetëm në banesën e tij. Marrë parasysh rrethanat e vendit të ngjarjes, gjurmët evidente në trupin e viktimës, hetuesit e njësisë rajonale kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes, nën autorizimin dhe prezencën e prokurorit. Me urdhër të prokurorit , trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.Rasti është kualifikuar si ‘vrasje e rëndë’ 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje