Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacione lidhur me protestën e paparalajmëruar për datën 27 janar 2015

 

Prishtinë 27 janar 2015, ora 08:00-Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën/demonstratën e paparalajmëruar siç parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.*Ndërmarrja e masave të nevojshme operative policore, për të siguruar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe qytetarët-pjesëmarrësit të shprehin në mënyrë demokratike në kuadër të suazave ligjore protestën e tyre.*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative dhe akteve kriminale që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së, mirëpo nuk do të tolerohet shprehja në çfarëdo forme e akteve të dhunës, sulmeve të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private. Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se protesta do të kalojë e qetë pa incidente dhe nuk do të bien pre e provokimeve të mundshme.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje