Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacione lidhur me protestën e paparalajmëruar

Prishtinë 24 janar 2015, ora 13:00
Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paparalajmëruar siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:
*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.*Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet.*Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje