Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen persona të dyshuar për “kontrabandim me migrant” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit”

Prishtinë, 23 janar 2015
Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar realizimin e një operacion policor në funksion të luftimit të dukurive negative në vend, respektivisht në luftimin e krimit të organizuar, dukurive negative dhe kontrabandimit ilegal me migrant. Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar nga njësitë tjera relevante të këtij departamenti dhe stacioni policor i Gjilanit, ka kryer një operacion të bastisjeve dhe arrestimeve në tri lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit .
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre (3) të dyshuarit me inicialet: (R. S), (S.N.) dhe (K. D), të cilët dyshohen se me qëllim të përfitimit material, në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim, përmes rrugëve ilegale kanë dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, prandaj ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kane kryer vepër penale: “kontrabandim me migrantë” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit”,
• Si provë materiale te njëri nga të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar Një (1) revole CZ kal. 9mm.
Me urdhër të prokurorit kompetent dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje