Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘krime kibernetike’

Prishtinë, 23 janar 2015
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike pas pranimit të disa informacioneve të besuara, ka vepruar intensivisht dhe përmes një pune hetimore-opracionale ka ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë dy muajve të fundit në vazhdimësi dyshohen të kenë kryer aktivitete ilegale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike. Të dyshuarit duke përdorur pajisje të modifikuara kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Me datën 22.1.2015 njësitë policore kanë arrestuar dy persona të dyshuar:
• B. H. lindur me 1980 shtetas bullgar
• A. G. lindur me 1972 shtetas bullgar
Gjatë realizimit të kontrollit të veturës dhe lokacionit ku ata qëndronin përkohësisht, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:• 3 (tri) mini kamera të modifikuara (shërbejnë për vjedhjen e të dhënave-pin kodit të klientit)• 1 (një) memorie e modifikuar, e cila shërben për ruajtjen e incizimeve nga mini kamerat e modifikuara• Një metal i modifikuar për kesh trapping• Kabllo për nxjerrjen e informatave nga pajisjet e modifikuara• Një laptop,• Veshmbathjet me të cilat i dyshuar me datën 21.1.2015 i kishte vendosur pajisjet në bankomat në Mitrovicë• 1 (një) veturë BMW me targa bullgare• Disa vegla pune të cilat të dyshuarve u kanë shërbyer për punimin e pajisjeve “SKIMING” të cilat të dyshuarit i vendosin në bankomate. Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje