Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet vetura e vjedhur

Mitrovicë, 20 janar 2015
Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në orën 9:50, të datës 20 janar 2015, në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku sipas deklaratës së ankuesit thuhet se rreth orës 22:00, të mbrëmjes se datës 21 janar, në rrugën, “300 Dëshmorët e Kombit” afër një kafiterie kishte parkuar veturën e tij të tipit FW Golf II, ndërsa rreth orës 01:00 e kishte vërejtur se vetura e tij ishte vjedhur. Hetuesit policorë, nën autorizimin e prokurorit kanë proceduar me rastin dhe kanë nisur hetimet për veprën penale ‘vjedhje e veturës’. Pas deklaratës së siguruar nga ankuesi hetuesit policorë brenda pak orësh mbi dyshime dhe informacione të siguruara kanë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve në lidhje me rastin e vjedhjes së veturës. Rrjedha hetimore ka rezultuar që rreth orës 17:30 të datës 20 janar 2015, hetuesit policorë të gjejnë veturën e vjedhur në një zonë jo larg rrugës ku ishte raportuar rasti, ku pas procedurave vetura e vjedhur i është kthyer ankuesit.Gjetja e veturës, deklaratat e siguruara nga ana e dëshmitarëve kanë bërë që hetuesit policorë të identifikojnë dhe të intervistojnë një person të dyshuar për rastin, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar. Hetimet policore do të vazhdojnë edhe më tej drejt zbardhjes së rastit dhe rrethanave të paraqitura në lidhshmëri me rastin e veprës penale ‘vjedhje e veturës’.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje