Vushtrri, 19 janar 2015
Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar në mëngjesin e sotëm me datën 19 janar 2015, rreth orës 7:18. Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, me ç’rast një veturë godet dy këmbësorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës njëri nga këmbësorët ka humbur jetën, viktima mashkull shqiptar M. K. 25 vjeçar, banor i Vushtrrisë, shtetas i Republikës së Kosovës. Viktima me urgjencë është dërguar në QKMF Vushtrri, ku mjeku ka konstatuar se viktima ishte sjellë pa shenja jete.Në këtë aksident të përfshirë ishin një automjet dhe dy këmbësorë, ku përveç viktimës lëndime ka pësuar edhe këmbësori tjetër dhe një pasagjer i veturës së përfshirë në aksident, të cilët pas ndihmës së dhënë në QKMF Vushtrri janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK dhe gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.Hetimet e aksidentit të trafikut kanë nisur në vendngjarje me prezencë të prokurorit të shtetit, ku nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës nga ana e të dyshuarit, drejtuesit të veturës, i cili godet këmbësorët derisa ata ishin ne cep të rrugës.Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor. Të dyshuarit, drejtuesit të veturës së përfshirë në aksident, i është caktuar masa e ndalimit policor.