Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë 8 janar 2015,

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, më 06.01.2015 rreth orës 22:10 në një pikë kontrolli në rrugën “Xhorxh Bush” kanë ndaluar një veturë të tipit Opel Corsa, me targa vendore. Pas kontrollimit të personit të dyshuar, brenda në veturë janë gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike.
I dyshuari me inicialet B. E. viti i lindjes 1984, me vendbanim në Prishtinë është arrestuar dhe dërguar në stacionin Policor, ku është intervistuar nga njësia e anti drogës, respektivisht zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN).
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar në veturë:
• 345 gr substancë që dyshohet të jet Marihuanë • 0.6 gr. substancë që dyshohet të jetë Kokainë. • 550 Euro para kesh.
Njësiti i (DHTN) në bashkëpunim me zyrtarët e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, kanë vazhduar me procedurat e mëtutjeshme hetimore. Është kontaktuar prokurori kujdestar dhe gjykatësi i procedurës paraprake dhe është bërë kontrollë edhe në banesën e të dyshuarit (B.E) të lartë cekur.
Gjatë realizimit te kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur edhe:
• Një (1) armë automatike e tipit shkorpion, • Shtatëmbëdhjetë (17) fishek të kalibrit 7.65 mm dhe • Tri qese të marihuanës me peshë 40 gram.
Me urdhër të prokurorit kompetent., i dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje