Vushtrri, 6 janar 2015
Një bashkëveprim i mirë në mes të hetuesve policorë të stacioneve policore në Vushtrri dhe në Mitrovicë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, i cili mbi dyshimet e arsyeshme dyshohet se ka kryer shtatë raste të veprës penale ‘vjedhje të veturave’ të raportuara brenda muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti. Hetimet për rastet e vjedhjeve të veturave hetuesit policorë i kishin nisur një muaj më parë nën autorizimet e prokurorit, rastet e vjedhjeve të veturave që kryesisht karakterizoheshin me vjedhje të veturave të vjetra, i dyshuari i arrestuar dyshohet se nga shtatë rastet e vjedhjeve dy nga to t’i ketë kryer në zonën e Mitrovicës, ndërsa pesë të tjera në zonën e Vushtrrisë.Arrestimi i të dyshuarit mashkull, 22 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, është bërë dje me 6 janar 2014 në orët e mbrëmjes në shtëpinë e tij, në njërin nga fshatrat e komunës së Mitrovicës, ku përveç arrestimit hetuesit policorë afër shtëpisë së të dyshuari kanë gjetur njërën nga veturat e vjedhura në Vushtrri e raportuar së fundi me datën 5 janar 2015, ndërsa brenda hapësirave të oborrit të shtëpisë polica ka gjetur dhe konfiskuar disa pjesë tjera të automjeteve të çmontuara, të cilat mbetet të vërtetohen se a u përkasin veturave tjera të vjedhura.Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat materiale të siguruara deri më tani dyshohet se i dyshuari veturat e vjedhura më pas t’i ketë çmontuar në pjesë të ndryshme për t’i shitur si pjesë të vjetra.Rrjedha e hetimeve do të vazhdojë duke pasur parasysh rrethanat dhe provat material të siguruara deri më tani.Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.