Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje

Mitrovicë, 5 janar 2015
Një rast ‘grabitje’ është raportuar mbrëmë të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, ku policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 20:50, të datës 5 janar 2015.Sipas viktimës mashkull shqiptar 23 vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij, brenda kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin armës nga viktima kanë marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh, e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën. Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes. Përveç deklaratës së siguruar nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, policia gjithashtu ka siguruar edhe një deklaratë tjetër nga një person në cilësi të dëshmitarit mbi rrethanat e rastit të grabitjes. Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje