Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar për ‘vrasje’

Njësiti Rajonal i Hetimeve, përkatësisht sektori për krime serioze, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që me datën 2.1.2015 të identifikojë mjetin e llojit “Humer”, për të cilin dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit gjatë kryerjes së veprës penale të vrasjes së shtetasit Isa Karagjyzi (1972) me datën 31.12.2014 rreth orës 06:20 në rrugën “Besnik Lajqi” përkatësisht në pompën “D Pertroll” në Pejë.E njëjta veturë është gjetur në shfrytëzim nga të dyshuarit, shtetasit N. B. (1955); G. B. (1961) dhe GJ. B. (1993).Me vendim të prokurorit të shtetit me datën 2.1.2015 vetura në fjalë është sekuestruar përkohësisht dhe është bërë bastisja e tri lokacioneve në vendbanimin e të dyshuarve, janë arrestuar tre të dyshuarit e lartcekur për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast. Hetuesit në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, kanë intervistuar të dyshimtit, të cilët janë ndaluar për 48 orë dhe me kohë janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurë të mëtutjeshme dhe me vendim i njëjti ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditësh me datën 4.1.2015.Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke vazhduar hetimet intensive rreth këtij rasti nga sektori rajonal i hetimeve DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje