Mitrovicë, 19 dhjetor 2014
Vëmendja dhe reagimi i shpejtë i një pjesëtari të policisë ka bërë që të arrestohet një person i dyshuar për veprën penale të ‘vjedhjes në tentativë’.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Afrim Zhitia” Mitrovicë, gjegjësisht në parkingun e veturave, ku zyrtari policor kishte vërejtur të dyshuarin se me veprimet e tij që po bënte në njërën nga veturat që ndodheshin të parkuara ishin element i arsyeshëm dyshimi për të reaguar zyrtari policor, i cili arrin që të dyshuarin ta arrestojë në vendngjarje.Nga procedimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se i dyshuari me anë të përdorimit të forcës kishte thyer bagazhin dhe derën e automjetit, nga ku kishte marrë dy makina shpuese elektrike, të cilat në momentin e arrestimit i dyshuari i posedonte me vete. I dyshuari i arrestuar, rreth 40 vjeç, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, u është nënshtruar procedurave intervistuese, më pas me vendim të prokurorit përkatës ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.