Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i personit të kërkuar me letër-rreshtim

Gjakovë, 19 dhjetor 2014
Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Gjakovë, gjatë implementimit të planit operativ ‘Arrestimi i personave të kërkuar me letër-reshtim dhe realizimi i urdhëresave të gjyqësorit’, me datën 19.12.2014 në orët e hershme të mëngjesit ka rritur të arrestojë Lulëzim K., i lindur me 14.11.1986 nga fshati Bardhaniq – Gjakovë. Ndaj të njëjtit Gjykata Komunale në Gjakovë ka lëshuar fletarrest dhe bazuar në këtë i lartpërmenduri do të dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.Arrestimi është bërë gjatë punës operativo-hetimore, respektivisht pas një bastisje që i është bërë shtëpisë së tij në fshatin Bardhaniq.Gjatë këtij operacioni policor nuk është hasur në ndonjë pengesë dhe të gjitha veprimet janë kryer komform parimeve dhe procedurave standarde të operimit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje