Pejë ,17 Dhjetor 2014
Me datën 17.12.2014 rreth orës 9:00,në rrugën Rozhajë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë ka ndodhur një aksident fatal në komunikacionin rrugor, ku ishin të përfshirë vetura e tipit ‘Opel Corsa’ me ngjyrë të kuqe dhe me targa të regjistrimit vendor, i drejtuar nga i dyshimti shtetasi H.M. (1981), si dhe këmbësorja S.J.(1961) , këmbësorët K.J. (1960) A.J. (1970), të cilët ishin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të Pejës, afër automjetit të tyre me targa të regjistrimit të jashtëm ( BIH). Sipas të dhënave deri të aksidenti ka ardhur përderisa i dyshimti me automjetin e tij ishte në drejtim të Pejës dhe me të arritur në vendin e cekur, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës në një kthesë në të majtë humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës në të djathtë, me ç’rast ka goditur këmbësorët dhe ju shkakton lëndime të rënda trupore, dhe si pasojë e lëndimeve viktima S.J., ka humbur jetën në vendin e aksidentit, vdekjen e së cilës konstatojnë ekipi i mjekëve të QMKF në Pejë të cilët kanë dalë në vendin e aksidentit, kurse dy viktimat tjera janë ndaluar për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit ku me urdhër të tij hetuesit kanë përfunduar rastin. Gjithashtu viktima me urdhër të Prokurorit dërgohet në autopsi, ndërsa i dyshimti ndalohet në mbajtje për të vazhduar me proceduarat e mëtutjeshme.Rasti është duke u proceduar nga hetuesit Rajonale të hetimeve të NJKR pran DRP Pejë.