Prishtinë, 17 Dhjetor 2014
Sot më 17.12.2014, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitet e tjera relevante policore duke përfshirë edhe ato të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, në funksion të luftimit të krimit dhe dukurive negative në shoqëri, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndara në qytetin e Ferizajt.
Pas një hetimi të gjatë nga hetuesit kompetentë, bastisja është kryer me urdhër të gjykatës në pronat e të dyshuarit:
• A. H. viti i lindjes 1974 mashkull/shqiptar/kosovar
Hetimet janë kryer me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale:
1. Organizmi i skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm
2. Fajde
3. Kanosje
Gjatë kontrollit janë konfiskuar: dokumente, kontrata për huadhënie, autorizime të veturave si dhe fletore të ndryshme të shënimeve të cilat do të shërbejnë si prova ndihmëse në hetimin e mëtutjeshme të kësaj lënde .Po ashtu janë konfiskuar dëshmitë materiale që lidhen me veprën penale të lojërave të bixhozit: letrat e bixhozit, dhe të ashtuquajturit gurët e bixhozit.
Janë konfiskuar dy vetura të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt si dhe disa libra afaristë. Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.