Mitrovicë, 11 dhjetor 2014
Me 11 dhjetor 2014, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, me sukses është realizuar një operacion policor, i koduar me emrin ‘Dukuria që shkatërron’, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar për veprën penale ‘fajde’.Operacioni policor për bastisje është realizuar me urdhër kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i nisur në orët e hershme të ditës së sotme në pesë lokacione të ndryshme, përfshirë qytetet Mitrovicë dhe Skenderaj, me ç’rast nga dhjetë të dyshuar nëntë nga ta janë arrestuar.Hetimet ndaj veprimtarisë së personave të dyshuar nga hetuesit rajonalë kanë nisur muaj më parë, në bashkërendim me prokurorin e shtetit.Gjatë operacionit dhe bastisjeve të sotme, në cilësi të provave materiale policia ka sekuestruar:
• nëntë vetura
• një pistoletë
• një pushkë gjuetie
• një granatë dore
• një thikë
• 8 telefona celularë
• kontrata të ndryshme për shitblerje
• fatura të ndryshme
• një palë dylbi
• një llaptop
• shuma të hollash kesh 6025 (gjashtë mijë e njëzet e pesë) euro etj.
Ecuria e hetimeve të kësaj vepre penale do të vazhdojë edhe për të dyshuar të tjerë të mundshëm. Të arrestuarit e dyshuar në prani të avokatëve u janë nënshtruar procedurave intervistuese.Për procedurat e më tejme do të ju informojmë në ndër kohë