Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen shtatëmbëdhjetë persona nën dyshimin e bazuar për krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal

Në kuadër të Procedurës Standarde të Veprimit të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për shënjëzimin e rasteve, Institucionet e Zbatimit të ligjit në Kosovë siç janë Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Policia e EULEX-it nën drejtimin e një Prokurori vendor të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “TRANSPORTUESI” lidhur me veprat penale: krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.Pas hetimeve të përbashkëta të zhvilluara që nga muaji maj 2014, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, të strukturuar dhe të organizuar mirë, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të mallrave (përkatësisht derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra të tjera), sot me datë 10.12.2014, në Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Prizren, Suharekë, Mamushë, Gjakovë, Deçan, dhe Pejë, gjithsej në 38 (tridhjetë e tetë) lokacione të ndryshme ka realizuar operacionin e kontrollit të lokacioneve dhe arrestimin e të dyshuarve. Të dyshuarit për këtë veprimtari përdornin metoda të ndryshme për kontrabandimin e derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra te tjera duke përdorur rrugët nga Serbia përmes kalimeve ilegale nga kufiri verior i Kosovës dhe pastaj transportonin mallra në pjesët e tjera të vendit.Kontrabanduesit në bashkëpunim me disa subjekte afariste i shpërndanin mallrat në shitje me pakicë në rajonet e lartëcekura. Gjatë hetimit janë identifikuar 22 të dyshuar të mundshëm ndërsa prej tyre janë arrestuar gjithsej 17. Të arrestuarit janë:1. B. Z. i lindur më 01.07.1985 2. I Z. i lindur më 20.01.1982 3. C. H. i lindur më 25.08.1990 4. A. M. i lindur më 10.06.1978 5. A. .I i lindur më 19.10.1974 6. L. H. i lindur më 21.04.1990 7. A. Z. i lindur më 16.02.1964 8. G. Z. i lindur më 10.06.1994 9. F.Q i lindur më 21.04.1963 10. Xh.S. i lindur më 02.09.1971 11. Sh.J. i lindur më 06.11.1989 12. S. M. i lindur më 05.06.1972 13. S. H. i lindur më 22.01.1959 14. B.H. i lindur më 17.08.1981 15. N. M. i lindur më 04.01.1961 16. D. L. i lindur më 17.04.1959 17. A. N. i lindur më 11.07.1988 Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova të rëndësishme materiale: • Janë sekuestruar 15 biznese të ndryshme nga to 12 pompa të derivateve në lokacione të ndryshme dhe tri biznese të tjera ( një renta car, një depo e vajrave , një depo vajrave dhe auto-pjesëve,)• Janë konfiskuar dokumentacione të ndryshme përfshirë; fatura, libra biznesi dhe dokumentacione të ndryshme që ndërlidhen me rastin;• 24 500 euro të holla, para kesh;• 11 armë të ndryshme me kalibër të ndryshëm;• 5 vetura;• 8 autobota;• 6 kamionë;• 4 rezervuar derivatesh;• 20 kompjuterë të ndryshëm;• 35 telefona mobilë;• 130 000 copë cigare • 211 litra antifriz• 194 litra qitro glicerinë;• 60 litra vajSasia e derivateve të sekuestruar në kuadër të pompave të derivateve nuk është evidentuar akoma.Në këtë proces të marrjes së provave dhe evidencave kanë qenë të kyçur edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Hetimet e këtij rasti janë në vazhdimësi për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm. Vlen të theksohet se në këtë operacion janë përfshirë rreth 425 zyrtarë policor, prej tyre 59 nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, si dhe 8 zyrtarë të EULEX-it. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje