Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Braktisje e foshnjës së posalindur

Mitrovicë, 8 dhjetor 2014
Në mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20, policia në Mitrovicë i është përgjigjur një thirrjeje telefonike të një qytetari, kalimtar rasti, i cili ka njoftuar se në afërsi të spitalit rajonal në Mitrovicë kishte vërejtur një pako ku dyshohej se kishte një foshnje. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një pako, ku brenda saj ishte një foshnje pa shenja jete, ku menjëherë është njoftuar personeli spitalor, ku mjekët kanë konstatuar se foshnja e gjetur në rrugë disa orë më parë ishte sjellë në spital pa shenja jete nga ana e një çifti bashkëshortor. Nga hetimet e para policore të nisura me autorizim të prokurorit, bazuar në deklaratat e siguruara nga prindërit e foshnjës dhe personelit mjekësor, bëhet e ditur se foshnja ishte lindur pa shenja jete nga nëna rrugës për në spital, e cila më vonë ishte sjellë në spitalin rajonal, ku mjekët kishin konstatuar vdekjen e foshnjës. Pas procedurave mjekësore kufomën e foshnjës me fletëlëshim mjekët ia kishin dhënë prindit (babait) për ceremoni varrimi, ndërsa nëna e foshnjës ishte ndalur në spital për kurim. Në rrethana ende të paqarta prindi i foshnjës kishte lënë kufomën e foshnjës në cep të rrugës, ku i njëjti është intervistuar nga zyrtarët policorë në cilësi të dëshmitarit. Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe rasti po hetohet si ‘braktisje e foshnjës së posalindur’.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje