Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për “kontrabandim me migrant”

Prishtinë, 06 dhjetor 2014
Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-se).Me datën 05.12.2014 në Viti, Sektori i Hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare ka arrestuar një person si të dyshuar për kryerjen e veprës penale kontrabandim me migrant. Hetimet policore lidhur ketë rast kanë zgjatur disa ditë dhe të njëjtat janë zhvilluar nën autoritetin e Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan.Personi i dyshuar tanimë i arrestuar (SH. H.), dyshohet se është marrë me kontrabandimin e Kosovarëve për në shtetet e Bashkimit Evropian duke shfrytëzuar autobusët e relacionit Prishtinë- Beograd.Relacioni i tyre dyshohet se ka qenë që përmes Suboticës të vazhdohet tutje për në shtetet e BE-se, ku për ç’do person të kontrabanduar, i dyshuari dyshohet se ka përfituar para në vlerë prej 1.200 deri ne 1.400 euro. Pas intervistimit i dyshuari i lartcekur, me urdhër të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Gjilan është dërguar në mbajtje, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje