Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nxënës të shkollave fillore vizitojnë stacionin e policisë

Mitrovicë, 4 dhjetor 2014
Më se 130 nxënës të klasave të III-ta dhe IV-ta, të tri shkollave fillore “Anton Zako Çajupi”, “Avdulla Shabni” dhe “Eqrem Çabej”, në Mitrovicë, sot për së afërmi kanë vizituar stacionin e policisë ‘Jugu’ në Mitrovicë.Kjo vizitë realizohet në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional në mes të policisë dhe institucioneve të edukimit. Interesimi i nxënësve për të vizituar policinë njëkohësisht përmbush edhe objektivat e plan-programit mësimor për nxënës, për t’u njohur për së afërmi me institucionet, në këtë rast me policinë. Gjatë vizitës së nxënësve në stacionin e policisë ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit, njëkohësisht zyrtarët policorë u kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit të hershëm etj. Gjithashtu nxënësve u është shpjeguar edhe për të drejtat dhe përgjegjësitë e të miturve në raport me zyrtarët policorë.Nxënësit gjatë vizitës pasqyruan njohuri të kënaqshme për punën, rolin e policisë në fushën e sigurisë, si dhe rëndësinë e qasjes së përbashkët, për të kontribuar për siguri publike. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje