3.12.2014 – Ferizaj
Sot rreth orës 04:30, është grabitur kazinoja “Las Vegas”, e cila ndodhet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Të intervistuar nga policë të Sektorit Rajonal të Hetimeve, viktima (F. R. 30 vjeçar), dhe dy dëshmitarë, punëtorë në kazino, kanë deklaruar se në orën e lartëcekur, në kazino kanë hyrë dy persona të maskuar dhe me revolë në dorë. Të dyshuarit, tash për tash të panjohur, nën kërcënimin e armëve, e kanë detyruar viktimën që t’jua japë portofolin me para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas viktimës, në portofol ka pasur rreth 2500 – 3500 euro. Prokuroria Themelore në Ferizaj, Sektori i Krimeve të Rënda, ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale për të punuar në zbardhjen e kësaj grabitjeje.