Shtime, 25.11.2014
Pas pranimit të informatave nga terreni, njësitet policore të stacionit Policor në Shtime, kanë ndërmarrë veprimet e duhura dhe pas intervistimit të dyshuarit (Sh. H., L. H. dhe M. H. të gjithë nga fshati Petrovë) kanë pranuar se posedojnë armë dhe të njëjtat janë gjetur dhe janë konfiskuar:
– 1 pushkë gjysmë automatike
– 1 pushkë automatike AK-47
– 1 pistoletë ‘ECOL’ 9X9
– 3 karikatorë të armëve
Gjithashtu në Ferizaj në dy raste të ndara, gjatë kontrollit tek dy të dyshuar (A. M. dhe N. Rr.) janë gjetur dhe janë konfiskuar:
– 2 pistoleta ‘ECOL’ 9X9
– 2 karikatorë
– 3 fishekë
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, të dyshuarit lirohen, kurse lëndët do të procedohen në procedurë të rregullt.