Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘kanosje’, ‘lëndim i lehtë trupor’

Ferizaj
Me datën 15.11.2014 rreth orës 03:30 në një restorant i cili gjendet në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, kurse të dyshuarit e paidentifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes . Pas një kohe të shkurtër njëri nga të dyshuarit kthehet në vendin e ngjarjes dhe dëmton një veturë , si dhe i dyshuari kanos me armë pronarin e automjetit.Pas punës intensive në terren , me 20.11.2014 është identifikuar i dyshuari F. H. nga fshati Pleshinë e Ulët, i cili është arrestuar nga ana e hetuesve policorë .Me leje nga ana e prokurorit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse në të cilat banon i dyshuari , ku gjatë kontrollimit janë gjetur:
– 516 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm
– 50 copë fishekë të kalibrit 9 mm
– 6 karikatorë të armës
– 1 pushkë automatike AK/47
Lidhur me armët e konfiskuara në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar I. H., i cili ka deklaruar se armët dhe municioni i konfiskuar nga policia janë pronë e tij.Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj , departamenti për krime të rënda, ku policia urdhërohet që të dyshuarit të lirohen, kurse lëndët të procedohen në procedurë të rregullt.Lidhur me këto raste njësiti i hetimeve do të ngritë tri kallëzime penale ndaj të dyshuarve për veprat penale: ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’, ‘kanosje’, ‘lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.
Gjithashtu, sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar B. B. 20 vjeç në fshatin Petrovë , ku është gjetur dhe konfiskuar:-1 pushkë gjuetie dy tytëshe -1 fishek i kalbrit 7,62mm.Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari lirohet, kurse lënda procedohet në gjykatë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje