Pejë, 21 nëntor 2014
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, në vazhdimësi është duke implementuar plane të ndryshme operative policore për parandalimin e akteve të ndryshme kriminale, konfiskimin e mjeteve të rrezikshme siç janë armët e municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, thika, boksa, shufra të hekurta dhe pajisje tjera të kundërligjshme. Duke u bazuar në planin operativ të koduar ‘Kontrolli’, njësia e hetimeve të përkrahur edhe nga njësitet tjera policore, në kuadër të stacionit policor në Klinë, me 20.11.2014 rreth orës 13:30, ka filluar me zbatimin e planit, me ç’rast janë kontrolluar 7(shtatë) mjete të transportit publik dhe janë kontrolluar 286 udhëtarë, shumica nga ta nxënës. Gjatë këtij operacioni policor në mesin e tyre është gjetur një boks hekuri. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit të lirohet në procedurë të rregullt.Po ashtu edhe në zonën e Pejës njësitë policore pranë stacionit policor në Pejë, rreth orës 13:00 kanë ndërmarrë një operacion kontrolli, me ç’rast janë kontrolluar 2 (dy) autobusë me udhëtarë të cilët qarkullonin në relacionin Pejë-Baran dhe gjatë kontrollit policor nuk është gjetur diçka e dyshimtë.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe gjykatat kompetente.