17-21 nëtor 2014 Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, gjatë kësaj jave njësitet policore të stacioneve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar 33 persona të dënuar nga Gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e Gjykatës , 7 persona të cilët ishin në kërkim janë dërguar në vuajtje të dënimit , ndërsa 26 të tjerët , pas pagesës së kryer , janë liruar.Apelojmë te qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtë t’i shlyejnë obligimet e tyre.