19. 11.2014, fshati Babush, Ferizaj
Në një aksident trafiku, që ndodhi sot rreth orës 07:35 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë , në afërsi të fshatit Babush, lëndime trupore kanë marrë 6 persona.Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit të udhëtarëve “PEZHO” me targa vendore (A. B. 25 vjeçar) , i cili ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, me të arritur afër një pompe derivatesh, pa u siguruar fare tenton të shkyçet nga magjistralja me qëllim që të hyjë në pompën e derivateve dhe goditet nga automjeti i udhëtarëve i cili vinte nga drejtimi i kundërt , me ç’rast lëndime trupore marrin gjashtë persona dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale. Personave të lënduar ndihma e parë u është dhënë në emergjencën e Ferizajt, ku pastaj një nga të lënduarit dërgohet për në QKUK Prishtinë , ndërsa të tjerët trajtohen në spitalin e Ferizajt. Sipas personelit mjekësor gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit , kurse lënda pas kompletimit të rastit dërgohet në gjykatë.