Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarit për veprën penale të ‘ vjedhjes së rëndë ’

Pejë, 17 nëntor 2014
Me datën 24.10.2014 rreth orës 09:30, në rr. “Ismail Qemajli” në Pejë është raportuar nga viktima rasti i ‘vjedhjes së rënde’, ku nga personi apo persona të panjohur në shtëpinë e tij i është vjedhur një kartelë e Bankës për Biznes si dhe 500 (pesëqind) euro të holla.Pasi që rasti është raportuar hetuesit policorë kanë kryer veprime operativo-hetimore dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit është arritur që të sigurohet prova (video) mbi bazën e të cilave është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit shtetas shqiptar i Kosovës, B. B. (1997).Sot me datën 17.11.2014 rreth orës 07:00 me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë hetuesit policorë kanë kryer një operacion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit si dhe janë konfiskuar prova materiale. I dyshuari pas njoftimit për të drejtat e tij në prezencën e prindit dhe mbrojtësit ligjor (avokatit) ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje në këtë fazë. Deri më tani kur po raportojmë hetuesit kanë arritur që të sigurojnë prova materiale edhe për katër raste tjera të ‘vjedhjes së rëndë’, të cilat janë të evidentuara në stacionin policor në Pejë. Lidhur me këto raste është informuar prokurori i shtetit i cili ndaj personit të dyshuar ka caktuar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 24-orëve si dhe ka kërkuar që kundër të dyshuarit të ngrihet kallëzim penal dhe rasti të kalojë në procedurë të shpejtë në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Pejë. Rasti është duke u proceduar nga ana e sektorit të hetimeve pranë stacionit policor në Pejë.
Po ashtu hetuesit policorë pranë këtij stacioni policor në Pejë, pas raportimit të një rasti tjetër të raportuar nga viktima me datën 14.11.2014, ku në shtëpinë e viktimës persona të panjohur në atë kohë kishin vjedhur kabllo të instalimit të rrymës elektrike, pas mbledhjes së informacioneve dhe provave tjera, kanë arritur që t’i identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit shtetasit e Kosovës A. Sh. (1980) dhe S. Z. (1984), për të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer edhe katër raste të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë, i cili personave të dyshuar ua ka caktuar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka kërkuar që kundër të dyshuarve të ngrihet kallëzim penal dhe rasti të kalojë në procedurë të shpejtë.Rastet janë proceduar nga Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje