Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sulm ndaj zyrtarit policor në kryerje të detyrës zyrtare

Vushtrri, 17 nëntor, 2014
Një i dyshuar 32 vjeçar është arrestuar dhe më pas është ndaluar në lokalet policore për mbajtje, për sulm ndaj zyrtarit policor në kryerje të detyrës zyrtare.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:10 të ditës së sotme, në rrugën “Avni Tahiri” në Vushtrri, derisa një patrullë policore i ishte përgjigjur një thirrjeje telefonike një ankuesi i cili kërkonte ndihmën policore. Me të arritur në lokacionin e ankuesit, përkatësisht në auto sallon, patrulla policore has në personin e dyshuar i cili me të arritur policia përnjëherë ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili po tentonte të komunikonte me të dyshuarin. Pas sulmit befasues i dyshuari kishte tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, kurse njësia policore ishte vënë pas tij, arrin që në distancë prej 500 metra larg vendit të ngjarjes ta ndalojë dhe ta fusë nën kontroll të arrestit policor të dyshuarin.I njëjti më pas është sjellë në stacionin policor për t’iu nënshtruar procedurave intervistuese.Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes dhe deklarata e siguruar nga ankuesi mësohet se arsyeja që ankuesi të kërkojë ndihmën policore, ishte një mosmarrëveshje me të dyshuarin.Zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore, i cili është trajtuar në spitalin e qytetit të Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimi policor për 48 orë.Rasti është iniciuar si vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje