Prizren, 13 nëntor
Hetues policorë nga Stacioni policor i Prizrenit, sot, rreth mesditës e kanë arrestuar Besart M. në cilësi të personit të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar, se i njëjti, me datën 08 nëntor, gjatë orëve të natës, duke kaluar pengesa, ka hyrë në shtëpinë e një qytetari nga fshati Zojz i cili ndodhet në kurbet dhe nga aty ka përvetësuar dy televizorë në vlerë rreth 3300 euro. Gjësendet e vjedhura janë gjetur në automjetin e të dyshuarit dhe të njëjtat pritet t’i kthehen viktimës së këtij rasti. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë bisedës, i dyshuari është përballuar edhe me prova tjera për raste të ndryshme, me ç’ rast policia ka arritur t’i zbardhë edhe gjashtë raste tjera të kryera nga ky i dyshuar i cili është i njohur për policinë. Pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor.