Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

SQARIM PËR MEDIA

Prishtinë, 11 nëntor 2014
Informim i opinionit lidhur me një dezinformacion të publikuar përmes [email protected]
Policia e Kosovës me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me e-mailin e publikuar me (11.11.2014) nga adresa [email protected] e cila u është adresuar disa personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe mediumeve të ndryshme, sqaron se ky informacion është i pavërtetë dhe jozyrtar.
Informacioni jozyrtar i publikuar përmes e-mail adresës është si në vijim:“Sot me 11.11.2014, me urdher te Prokurorise Speciale te Kosoves jane bastisur pronat e te dyshuarit Publicistit (emri është larguar nga PK-ja) nga qyteti i Gjakoves.Gjate bastisjes eshte konfiskuar nje revole e kalibrit 9x19mm modelit zastava M70 si dhe nje arme e gjate e automatike llojit AK-47 prodhim kinez me kaliber 7.62mm si dhe 282 fishek te kalibrave te ndryshem. I dyshuari (inicialet janë larguar nga PK-ja) me urdher te Prokurorit, eshte liruar ne proceduar te rregullt”.Policia e Kosovës njofton gjithë opinionin e gjerë se nuk është realizuar asnjë operacion policor, i cili ndërlidhet me shkrimin e publikuar dhe personin në fjalë dhe lidhur me këtë publikim kanë filluar hetimet për dyshimin e bazuar të keqpërdorimit/falsifikimit të e-mailit [email protected], konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky shkrim është i pavërtetë dhe ndaj keqpërdoruesit-ve janë filluar procedurat hetimore nga njësitet relevante policore.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje