Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare

Mitrovicë, 10 nëntor 2014
Dy të dyshuar, 58 dhe 21 vjeçar, të përkatësisë etnike shqiptare, janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar në lokalet policore për mbajtje, për sulm ndaj zyrtarit policor në kryerje të detyrave zyrtare. Incidenti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 15:oo ditës së sotme, në rrugën “Smajl Sfarqa”, në Mitrovicë në kohën kur njësia policore e hetimeve në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ po kryente vendshikimin e një incidenti, rrëshqitje dheu. Dy personat e dyshuar në relacion (babë e bir) në vendin ngjarjes kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Njësia policore në vendngjarje i ka vënë nën kontroll të arrestit policor dhe më pas dy të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për procedura intervistuese. Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimi policor për 48 orë.Rasti është iniciuar si vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje