Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë-Arrestohen dy të dyshuar

10.11.2014, Ferizaj
Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në këtë qytet. Raportet e para flasin se J. H. 21 vjeç dhe A. S. 18 vjeç, në bashkëveprim kanë kryer së paku pesë vjedhje të rënda, (vjedhje të zmadhuesve të zërit dhe një përforcues në xhaminë e qytetit si dhe katër raste të vjedhjeve nga vetura). Gjatë kontrollimeve në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të gjërave të vjedhura, si: akumulatorë-bateria, radio kasetofonë, zmadhues etj. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ndaj të dyshuarve (J.H. dhe A.S.) ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje