Prishtinë, 6 nëntor 2014
Me datë 5.11.2014 rreth orës 21:00, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Forenzikën dhe Njësitin për Reagim të Shpejtë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës. Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kryenin veprat penale ‘trafikimit me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘ndërprerje e palejuar e shtatzënisë’.
Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:
• N. A. lindur me 1986 femër/shqiptare/kosovare.• M. S. lindur me 1983 mashkull/shqiptar/kosovar. • H. C. lindur me 1969 mashkull/shqiptar/kosovar.• I. H. lindur me 1962 mashkull/shqiptar/kosovar.• B. H. lindur me 1986 mashkull/shqiptar/kosovar.
Njësitet policore kanë realizuar edhe bastisje në disa lokacione për shkak të dyshimit të bazuar se kryheshin veprat penale të cekura më lart, me ç’rast janë identifikuar dy viktima trafikimi, të cilat janë dërguar në strehimore për t’u trajtuar sipas procedurave ligjore.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kurse me vendim të prokurorit kompetent personat e arrestuar ndalohen për (48) dyzet e tetë orë.