Tërpezë , 02 nëntor
Rreth orës 17:00, në magjistralen Malishevë-Prishtinë, afër fshatit Tërpezë, ka ndodhur një aksident i rëndë me ç’rast një kalimtar i vitlindjes 1933 është goditur për vdekje nga një veturë e llojit BMW të cilën e ngiste një shofere. Po ashtu lëndime të lehta ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili në momentin kritik ndodhej në veturë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i shtëpisë së shëndetit nga Malisheva në vendin e aksidentit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kishte qenë i pranishëm edhe komandanti i trafikut rajonal të Prizrenit. Pas kryerjes së procedurave hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara është ndalur në masën e arrestit policor, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar për autopsi.