Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për ‘dhunë në familje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’

Skenderaj, 29 tetor 2014
Një rast i raportuar për mosmarrëveshje e dhunë të shfaqur në një familje në zonën e Skenderajt ka bërë që njësitë policore reaguese dhe sektoriale t’i përgjigjen informatës. Rasti ishte raportuar rreth orës 11:30 të ditës së sotme, ku për një kohë të shkurtër njësitë policore kishin arritur në vendin e ngjarje, ku fillimisht kanë vënë situatën nën kontroll e më pas kanë identifikuar dhe arrestuar njërin nga anëtarët e familjes, si të dyshuar për dhunë të ushtruar ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Hetimet e para dhe deklaratat e siguruara kanë rezultuar se përveç elementeve të dhunës së shfaqur nga i dyshuari ndaj birit të tij dhe anëtarëve tjerë, tek i dyshuari në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjuetie punim dore. Pas procedurave intervistuese i dyshuari i arrestuar F. A. 56 vjeç, shqiptar shtetas i RKS-së, me urdhër të prokurorit është liruar për procedurë rregullt.Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste të veçanta për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘dhunë në familje’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje