27.10.2014 – fshati Firajë, Shtërpcë
Mbrëmë rreth orës 21:00, policia në Shtërpcë ka marrë informatën se në Shtëpinë e Shëndetit në këtë qytezë, ndodhet një person me plagë në krahëror, të shkaktuar me mjet të mprehtë. Në shtëpinë e shëndetit është kontaktuar viktima: M.E. (24 vjeç) nga Firaja dhe policia ka konstatuar se viktima është goditur me thikë nga i dyshuari, L.M (19 vjeç) poashtu nga fshati Firajë.Raportohet se, viktima në gjendje të rëndë është bartur në QKUK në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, të njejtit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.