Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjashtë (6) persona në pranga për ‘trafikim me njerëz’

Prishtinë, 22 tetor 2014
Me 21.10.2014, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një hetimi të gjatë, ka arritur t’i identifikojë dhe përmes një plani taktik operativ t’i arrestojë gjashtë (6) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ si dhe në bashkëpunim, duke ndihmuar kryesit në kryerje të veprës penale, kanë rekrutuar dhe kanë mbajtur nën kontroll viktimën femër të moshës 15 vjeçare.Operacioni policor është realizuar në rajonin e Ferizajt nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, ku edhe janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët këtë veprimtari e kryenin në bashkëpunim për përfitim të shërbimeve seksuale dhe financiare.Personat e arrestuar janë:
• A. S. i lindur më 1994 m/sh/k
• B. G. i lindur më 1978 m/sh/k
• A. Z. i lindur më 1985 m/sh/k
• L. T. i lindur më 1981 m/sh/k
• A. A. i lindur më 1981 m/sh/k
• M. S. i lindur më 1963 m/sh/k

Në bazë të hetimeve preliminare ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.S. ka bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale me personin A.S. ku i njëjti i ka ndihmuar të dyshuarit duke i krijuar kushte të mënjanimit të pengesave për kryerjen e veprës penale dhe ka fshehur provat e kryerjes së veprës penale, ku me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë konfiskuar:

• një (1) revole e tipit EKOLL SPECIAL e kalibrit 9 mm,
• një (1) karikator i të njëjtës revole,
• një (1) thikë,
• dy (2) telefona.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës ku të dyshuarit ndalohen për 48 orë në qendrën e mbajtjes. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje