Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Winnipeg, Manitoba të Kanadës u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Grave Police.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Police të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police IWAP në Winnipeg, Manitoba në Kanada, duke filluar prej datës 27 e deri me 2 tetor 2014, kanë marrë pjesë mbi 600 pjesëmarrëse police nga të gjitha vendet e botës, duke përfshirë edhe përfaqësuese nga shoqata e grave të Policisë së Kosovës.Në takimin vjetor të bordit drejtues të këtij asociacioni me datën 1 tetor 2014 u vendosë që Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës të jetë si anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police. Nga Policia e Kosovës në këtë konferencë kanë marrë pjesë tri përfaqësuese: kolonel Taibe Canolli, nënkolonel Afërdita Mikullovci dhe major Olga Stefanovic si dhe Kimete Krasniqi –ICITAP (pjesëmarrja është mbështet nga ICITAP-i dhe UNMIKU ). 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje