Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 10 kg substancë narkotike

 Prishtinë, 16 tetor 2014 Me 15.10.2014, rreth orës 09:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, konkretisht njësia në Mitrovicë të veriut, bazuar në informata të siguruara në rrugë operative, ka realizuar një operacion policor në fshatin Dren, komuna e Zubin Potokut, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’ dhe ka konfiskuar mbi 10 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.Personat e arrestuar janë:G. J. i lindur me 1974 m/sh/kA. Z. i lindur me 1978 m/sh/kPjesëtarët e Policisë kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur prova, me ç’rast pas matjes së sasisë së substancës narkotike pesha e përgjithshme e saj ka rezultuar të jetë 10 kg e 309 gramë. Si vazhdimësi e operacionit policor me autorizim të gjyqtarit kompetent është kryer bastisja e shtëpisë së personave të dyshuar, ku me atë rast janë gjetur 59 fishekë të kalibrit 7,62×39.Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarave është caktuar masën e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura tjera.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje