Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për ‘keqpërdorim të kartelave të bankës’

 Prishtinë, 10 tetor 2014 Me 9.10.2014, në orën 11:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në aeroportin e “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘lëshim i qeqeve pa mbulesë ose të rreme’ dhe ‘keqpërdorim i kartelave të bankës apo te kreditit’. Personi i arrestuar është:E. TH. m/sh/k i lindur më 1993 Bazuar në hetimet preliminare policore i dyshuari tashmë i arrestuar nga policia ka kryer këtë vepër penale duke blerë gjësende online me kartela krediti të vjedhura. Në kuadër të realizimit të këtij operacioni policor dhe mbledhjes së provave relevante, lidhur me rastin është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur një armë e vogël me gaz së bashku me 42 copë municion (9mm) si dhe prova të tjera. Në cilësinë e provave relevante janë gjetur dhe janë sekuestruar: një kompjuter desktopnjë kompjuter laptopnjë telefon celulardy pako me gjësende që dyshohet të jenë blerë me kartelat e vjedhura. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në proces.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje