Dragash, 7 tetor
Rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit është ndaluar një automjet nga një patrullë policore e sektorit 2 nga Dragashi, e cila kishte marrë për detyrë të përcillte lëvizjet e kësaj veture, për të cilën ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta përdorej për kryerje të vjedhjeve në qytetin e Dragashit dhe rrethinë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pajisje që përdoren për kryerjen e vjedhjeve, si: dorëza, darë, leva dhe mall, si: duhan, para të metalit etj. Të tre të dyshuarit që ndodheshin në automjet janë intervistuar dhe në fund është kuptuar se të njëjtit, në bashkëveprim, nga data 28 gusht e deri me 6 tetor, kanë kryer edhe tetë vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme të komunës së Dragashit. Në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit O. Muhameti dhe B. Xhemali, ndalen në masën e arrestit policor, ndërsa i treti, i mitur, është lënë i lirë dhe do të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.