Prishtinë, 07 tetor 2014 – Sot rreth orës 08:30, hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.Rasti ka ndodhur, në fshatin Grashticë, me datën 04.10.2014, ku nga persona të dyshuar është shtënë me armë zjarri në ajër. Puna e hetuesve policor lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar sot ku pas identifikimit të personave të dyshuar si dhe vendndodhjes së tyre është ndërmarrë një aksion policor me ç ‘rast janë arrestuar dy të dyshuar.Pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe bastisja e dy lokacioneve ku janë gjetur dhe konfiskuar:• Një pushkë automatike AK- 47 dhe • Një revole e tipit TT.Personat e arrestuar: o F. K, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dheo R. K, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.