Istog, 7 tetor 2014
Me datën 6.10.2014 rreth orës 22.07, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Istog, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, lëndime dhe dëme materiale. Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të udhëtarëve, Audi b8 me ngjyrë të kaltër metalike, targa regjistrimi vendor, i drejtuar nga i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës M. R. (1977) dhe automjeti ‘VW Passat’ me ngjyrë të zezë, targa regjistrimi vendor, i drejtuar nga viktima R. Z. (1977).
Sipas hetimeve në vendngjarje deri tek aksidenti kishte ardhur përderisa i dyshuari ishte duke qarkulluar në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Istog nga drejtimi i Istogut në drejtim të fshatit Gurrakoc dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë hyn në tejkalim në mënyrë të pakujdesshme duke e goditur automjetin ‘VW Passat’ i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i kundërt. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kishin marrë i dyshuari M. R. dhe viktima R. Z. me pasagjerët shtetas shqiptarë, S. Z. (1971), F. Z. (1993), F. Z. (2003) dhe L. Z. (2005), të cilët nga vendi i ngjarjes ishin dërguar në QKMF – Istog, më pastaj në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të këtij spitali, viktima R. Z. ka humbur jetën, pra ka vdekur në këtë spital, kurse pasagjerët e lënduar që ishin në automjet me të (viktimën), kanë mbetur të shtrirë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa i dyshuari pasi që kishte marrë tretman të duhur mjekësor është liruar nga spitali dhe me vendim të prokurores së shtetit është ndaluar për veprën penale ‘rrezikimi i trafikut publik’.Trupi i pajetë tani i të ndjerit me kërkesën e familjarëve dhe me konsultimin e prokurores së çështjes, i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rasti hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë.