Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet një trup i pajetë i një femre në lumin ‘Lumbardhë’ të Pejës

Pejë, 7 tetor 2014
Me datën 7.10.2014 rreth orës 06.45, një qytetar ka raportuar PK-në se derisa kishte shkuar për të punuar në lokalin e tij, kishte vërejtur në lumin ‘Lumbardhë’ një person të gjinisë femërore të shtrirë në lumë. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në vendngjarje dhe aty ka arritur edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet tjera relevante si dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit kanë arritur që të identifikojnë viktimën, shtetasen e nacionalitetit rom N. T. (27.12.1941) e lindur dhe banuese në lagjen ‘7 Shtatori’ në Pejë.Me urdhër të prokurorit të çështjes viktima dërgohet për obduksion. Njësiti i mjekësisë ligjore rreth orës 10:10 kanë tërhequr viktimën dhe e kanë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, po zhvillojnë hetime për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe rasti është klasifikuar si ‘hetim i vdekjes’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje