Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Falsifikim i Dokumentit dhe Legalizim i Përmbajtjes së Rreme

21. 09. 2014, Shtërpcë
Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “Falsifikim i Dokumentit dhe Legalizim i Përmbajtjes së Rreme”, policë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë rrestuar të dyshuarin Tihomir S. (31 vj.) nga Shtërpca. Arrestimi ka pasuar një hetim të gjatë mbi gjashtë muaj të hetuesve të Njësisë së Auto-Krimeve të Rajonit të Ferizajt dhe pas intervistimit të dhjetra dëshmitarve nga Shtërpca dhe rrethina, të cilët ishin involvuar në blerjen e Librazeve të Qarkullimit të Serbisë (të falsifikuara), për të cilat shërbime, i dyshuari u merrte shuma të konsiderueshme të parave.Ekziston dyshimi i bazuar se, veprimet inkriminuese i dyshuari i ka bërë deri sa punonte si menaxher në Qendrën e Kontrollit Teknik, “Tandems” në Brezovicë dhe deri sa punonte si agjent i sigurimeve në Kompaninë e Sigurimeve “Sigkoss”. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelorë të Ferizajt, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje