Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona për ‘krim të organizuar’

Prishtinë, 1 tetor 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me 1.10.2014 në orët e hershme të mëngjesit, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’.
Personat e arrestuar janë:
• G. V. i lindur me 1962
m/sh k• M.V. e lindur me 1966
f/sh/k• S. G. i lindur me 1958
m/sh/k • F. V. i lindur me 1965
m/sh/k Operacioni policor ka filluar duke bastisur disa objekte të ndryshme në 5 lokacione të ndryshme në komunën e Pejës kryesisht në vendbanimet e personave të lartcekur, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore 2006-2008 kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’, duke vepruar si grup i organizuar në periudhën kohore 2006 -2008 kanë kontrabanduar sasi të mëdha të naftës dhe derivateve të saj nga Mali i Zi në Kosove pa paguar detyrime doganore dhe taksat tjera. Në operacion kanë marrë pjesë dhe kanë asistuar edhe zyrtarë kompetentë nga Dogana e Kosovës dhe Administrata e Kosovës. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje